Zyrat me Një Ndalesë – Qytetarët tashmë përfitojnë nga ofrimi i shërbimeve të përmirësuara

Qytetarët e Përmetit përfitojnë nga ofrimi i shërbimeve të përmirësuara nga Zyrat me Një Ndalesë
March 17, 2019
Vizita nga përfaqësues të delegacionit BE, Ministria e Brendshme dhe UNDP në Zyrat me Një Ndalesë
April 3, 2019

Zyrat me Një Ndalesë – Qytetarët tashmë përfitojnë nga ofrimi i shërbimeve të përmirësuara

Bashkitë Elbasan, Pogradec dhe Maliq janë tre nga tetë bashkitë e vendit ku sistemi Informatik i Zyrës me Një Ndalesë (SIZN), është tashmë plotësisht funksional.

14 bashki të tjera janë duke u përgatitur për vënien në funskionim të këtij sistemi. Brenda muajit Dhjetor 2019 është parashikuar që sistemi të jetë funksional në 49 bashkitë target.

Bashkia Elbasan është bashkia e parë që ka mundësuar ofrimin e shërbimeve nëpërmjet SIZN, dhe aktualisht sistemi është funksional në trembëdhjetë njësitë administrative te saj.

Në Bashkinë Maliq, përveç bërjes funskional të sistemit informatik për shërbimet vendore, bashkia ka vënë në dispozion një ambjent modern zyrash shërbimi me një ndalesë ku janë vendosur edhe sportelet e shërbimeve që ofrohen nga qeveria qëndrore (ADISA) duke bërë më të thjeshtë aksesin nga qytetarët.

 Bashkia Pogradec ka filluar ofrimin e shërbimeve nëpërmjet sistemit informatik të zyrës me një ndalesë në Dhjetor 2018, dhe është duke rritur hap pas hapi numrin e shërbimeve të ofruara për qytetarët nëpërmjet ketij sistemi.

Veçoritë specifike të SIZN mundësojnë përmirësimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve administrative nga qeveritë vendore, duke reduktuar ndjeshëm kohën, distancat dhe burokracitë me të cilat duhet të përballen qytetarët. Gjithashtu, ato do të pajisin vendimmarrësit me evidencë mbi performancën, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Duke filluar nga viti 2018, projekti i UNDP-së, STAR2 “Konsolidimi i Reformës Administrative dhe Territoriale” në partneritet me Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe bashkitë përfituese, ka avancuar me zbatimin e SIZN. Më shumë se 70 shërbime administrative janë kataloguar, testuar dhe validuar. Kjo ka ardhur si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kërkesës për shërbime cilësore publike për qytetarët.

Pas një vlerësimi mbarëkombëtar mbi shërbimet e ofruara në tipologji të ndryshme të 61 Bashkive të Shqipërisë është përcaktuar përfshirja në sistem e mesatarisht 76 shërbimeve. Ndërkohë sistemi lejon shtimin e shërbimeve nga përdoruesi sipas nevojave specifike të institucionit vendor.

Projekti STAR 2 po punon për të forcuar kapacitetet institucionale dhe administrative të 61 bashkive të Shqipërisë; rritjen e efikasitetit të tyre në ofrimin e shërbimeve vendore dhe rritjen e demokracisë vendore.

STAR 2 mbështetet nga shumë partnerë ndërkombëtarë të zhvillimit përmes një mekanizmi të përbashkët financimi, ku përfshihen: Bashkimin Evropian, Qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID, UNDP dhe Qeverisë së Shqipërisë. Projekti zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.