Takimi Rajonal në Shkodër për forcimin e etikës dhe integritetit

Programet rajonale të trajnimit për matjen dhe vlerësimin në nivel vendor
February 27, 2019
Qytetarët e Përmetit përfitojnë nga ofrimi i shërbimeve të përmirësuara nga Zyrat me Një Ndalesë
March 17, 2019

Takimi Rajonal në Shkodër për forcimin e etikës dhe integritetit

Në kuadër të asistencës së projektit të UNDP-së STAR2 ”Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative”, Bashkitë e Shqipërisë po mbështeten për forcimin e etikës dhe integritetit. Dy instrumente të rëndësishme për luftën kundër korrupsionit në nivel vendor, metodologjia për hartimin e planeve të integritetit dhe modeli standart i kodit të sjelljes, po konsultohen me 61 Bashkitë e Shqipërisë nëpërmjet 4 takimeve konsultative rajonale.

Takimi i dytë u zhvillua në Shkodër me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive Shkodër, Malësi e Madhe, Vau-Dejës, Pukë, Fuzhë Arrëz, Lezhë, Mirditë, Kukës, Has, Tropojë, Dibër, Bulqizë, Mat, Klos, Kurbin. Pas prezantimit të dy instrumenteve, Bashkia Mat ishte e para që shprehu interesin për të qenë një nga 6 bashkitë ku do të pilotohet hartimi i planit të integritetit nëpërmjet metodologjisë së vlerësimit të rrezikut të korrupsionit.

Kush do jenë 5 bashkitë e tjera që dëshirojnë ti nënshtrohen këtij procesi?

STAR2 – Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative – është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian,  Qeveria e Suedise, Qeveria e Italisë,  Qeveria e Zvicrës, USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

Arlinda Budo