STAR2 mbështet 61 bashkitë e Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative

Bashkitë Delvinë, Sarandë, Himarë, Konispol dhe Finiq publikojnë on line vendimet e Këshillit Bashkiak
July 12, 2018
Drejtori i AMMV, Bekim Murati në emisionin 7 pa 5 në Vizion +
July 13, 2018

STAR2 mbështet 61 bashkitë e Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative

Projekti STAR2, (Konsolidim i Reformës Administrative Territoriale) mbështet 61 bashkitë e Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative dhe Hartimin e Procedurave Standarte të Veprimit me qëllim ushtrimin e funksioneve ligjore të bashkive në mënyrë profesionale dhe të qendrueshme në kohë dhe në përputhje me parimet e ligjshmërisë, llogaridhënies dhe transparencës.

STAR2, përmes Flag, Fondacionit për Qeverisje dhe Autonomi Vendore, ka nisur trajnimin e zyrtarëve vendor mbi Kodin e Procedurave Administrative.

Sesioni i parë trajnues, po zhvillohet ne Pogradec, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Pogradec, Pustec, Kolonjë, Devoll, Korçë dhe Maliq.

Përgjatë gjithë muajit korrik, Flag do të ofrojë trajnime dy ditore, me përfshirjen e 300 zyrtareve bashkiak në gjithë vendin.

Po ashtu STAR2 do të mbështesë 61 bashkitë për zhvillimin e Procedurave Standarte Administrative Vendore.

STAR2 – Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative – është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian, Suedia, Italia, Zvicra, USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë në mbështetje të konsolidimit të njësive vendore të Shqipërisë. Partneri zbatues i projektit është Ministria e Puneve te Brendeshme. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri.