Shërbime adminstrative më cilësore: Inagurohen dy zyra të reja me një ndalesë

Vizita nga përfaqësues të delegacionit BE, Ministria e Brendshme dhe UNDP në Zyrat me Një Ndalesë
April 3, 2019
Modernizimi i qeverisjes vendore në 61 bashkitë e Shqipërisë – Zbatimi i Kodit të Procedurave Administrative dhe hartimi i Procedurave Standarde të Veprimit
April 11, 2019

Shërbime adminstrative më cilësore: Inagurohen dy zyra të reja me një ndalesë

U inaguruan sot dy zyra me një ndalesë, në qytetin e Librazhdit dhe në Njësinë Administrative Gostimë. Ne ceremonitë e inagurimit morrën pjesë Z. Mario Mariani, Shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE në Shqipëri; znj. Romina Kuko, Zëvendësministre e Brendshme, Znj. Limya Eltayeb, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri dhe kryetarët e  bashkive përkatëse. Tani janë 11 Zyra me sistem informatik funksional, dhe deri në fund të vitit do të jenë 49 bashki që do të ofrojnë shërbime nepërmjet këtij sistemi.
Sistemi Informatik i Zyrës me një Ndalesë është një nga aktivitetet kryesore të projektit STAR2. Veçoritë specifike të SIZN mundësojnë përmirësimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve administrative nga qeveritë vendore, duke reduktuar ndjeshëm kohën, distancat dhe burokracitë me të cilat duhet të përballen qytetarët. Gjithashtu, ato do të pajisin vendimmarrësit me evidencë mbi performancën, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies

STAR2 – Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative – është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian, Qeveria e Suedise,  Qeveria e Italise, Qeveria e Zvicres, USAID, UNDP, dhe Qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrine e Brendshme