Projekti STAR2 – Takime me grupet e punës në Bashkitë Patos dhe Elbasan për pilotimin e planeve të Integritetit

Aplikacioni për hartëzimin e asistencës në fushën e decentralizimit
July 15, 2019
Qytetarët e Divjakës tashmë përfitojnë shërbime publike të ofruara në Zyrën me Një Ndalesë
September 12, 2019

Projekti STAR2 – Takime me grupet e punës në Bashkitë Patos dhe Elbasan për pilotimin e planeve të Integritetit

Pilotimi i hartimit të planeve të integritetit është një nga aktivitetet e Projektit Star 2, i cili ka për qëllim forcimin e mëtejshëm të luftës ndaj korrupsionit dhe promovimin e vlerave të qeverisjes së mirë, duke ndikuar kështu në rritjen e besueshmërisë së publikut në qeverisjen vendore.

Mbas përfundimit të fazës së parë me takimet koordinuese dhe krijimin e grupeve të punës në të gjashta bashkitë ku do të pilotohet hartimi i planeve të integritetit, Projekti STAR2 vijon punën me seminaret orientuese në secilën bashki. Gjatë këtyre takimeve pritet të identifikohen fushat që paraqesin ndjeshmëri më të lartë për luftën kundër korrupsionit, shkeljeve të integritetit, sjelljeve jo etike dhe jo profesionale. Mbas Bashkisë Patos, ku takimet me grupet e punës kanë përfunduar mbas një pune intensive për të analizuar të gjithë proceset e bashkisë, grupi i ekspertëve nga IDM Albania është zhvendosur në Bashkinë Elbasan. 

Grupi i punës u mblodh në Bashkinë Elbasan për të pilotuar planin të integritetit duke identifikuar dhe vlerësuar risqet e mundshme në fushat e veprimtarisë së bashkisë dhe duke ndihmuar kështu në luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e integritetit. Gjatë këtyre takimeve, do të identifikohen fushat me risk më të lartë, dhe do të përshtaten mekanizma kontrolli si dhe plane për të menaxhuar dhe për të ulur riskun e korrupsionit dhe sjelljeve jo etike.  Takimet me grupet e punës do të sigurojnë mbulimin e shtatë fushave kryesore; manaxhimi financiar, burimet njerëzore, shërbimet publike, administrimi dhe menaxhimi i pronës, planifikim, administrim dhe zhvillim territori, kontroll, audit dhe mekanizma kundër korrupsionit, arkivim, ruajtje dhe administrimi i dokumentave dhe informacionit.

STAR2 – Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative – është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian European Union in Albania Qeveria e Suedisë Embassy of Sweden in Tirana Qeveria e Italise AICS Tirana, Qeveria e Zvicres Embassy of Switzerland in Albania #USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri UNDP Albania në bashkëpunim me Ministria e Brendshme