Projekti Star II: Më shumë Zyra Me një Ndalesë në shërbim të qytetarëve

Modernizimi i qeverisjes vendore në 61 bashkitë e Shqipërisë – Zbatimi i Kodit të Procedurave Administrative dhe hartimi i Procedurave Standarde të Veprimit
April 11, 2019
Pilotimi i Procesit të Hartimit të Planeve të Integritetit – Takimi Koordinues ne Bashkinë MAT
May 9, 2019

Projekti Star II: Më shumë Zyra Me një Ndalesë në shërbim të qytetarëve

Sistemi Informatik i Zyrës me Një Ndalesë (SIZN) është tashmë funksional në 13 bashki në të gjithë Shqipërinë dhe 15 bashki të tjera janë përgatitur për vënien në funksionim të këtij sistemi.

Përfaqësues nga donatorët e projektit STAR 2; Bashkimi Evropian, Qeveria e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë;  zhvilluan një vizitë në Belsh, Lushnjë dhe Mallakastër për të parë nga afër si funksionon sistemi. Gjatë këtyre vizitave, ata u takuan me përfituesit e projektit dhe morrën përshtypjet e tyre se si është përmirësuar cilësia e ofrimit të shërbimit me përdorimin e sistemit informatik të zyrave me një ndalesë, si dhe diskutuan mbi çështje të qeverisjes vendore.

Si pjesë e refomës me gjenezë nga qeverisja qendrore, bashkitë po ofrojnë gjithnjë e më shumë vendosjen e sporteleve të ADISA-s në mjediset e tyre për të ofruar shërbime të institucioneve qendrore me të njejtin standart të lartë.  Shembulli i parë i bashkë-vendosjes së sporteleve të shërbimit të qeverisjes qendrore dhe atyre të shërbimeve vendore është Bashkia Maliq e ndjekur nga Bashkia Belsh.

Veçoritë specifike të SIZN mundësojnë përmirësimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve administrative nga qeveritë vendore, duke reduktuar ndjeshëm kohën, distancat dhe burokracitë me të cilat duhet të përballen qytetarët. Gjithashtu, ato do të pajisin vendimmarrësit me evidencë mbi performancën, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Duke filluar nga viti 2018, projekti i UNDP-së, STAR2 “Konsolidimi i Reformës Administrative dhe Territoriale” në partneritet me Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe bashkitë përfituese, ka avancuar me zbatimin e SIZN.

Pas një vlerësimi mbarëkombëtar mbi shërbimet e ofruara nga 61 Bashki të Shqipërisë, mesatarisht 76 shërbime janë kataloguar, testuar dhe validuar. Sistemi u krijua duke u bazuar në këtë vlerësim, si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kërkesës për shërbime cilësore publike për qytetarët.  Gjithashtu, sistemi lejon shtimin e shërbimeve nga përdoruesi sipas nevojave specifike të institucionit vendor.

Projekti STAR 2 po punon për të forcuar kapacitetet institucionale dhe administrative të 61 bashkive të Shqipërisë; rritjen e efikasitetit të tyre në ofrimin e shërbimeve vendore dhe rritjen e demokracisë vendore.

STAR 2 mbështetet nga shumë partnerë ndërkombëtarë të zhvillimit përmes një mekanizmi të përbashkët financimi, ku përfshihen: Bashkimin Evropian, Qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID, UNDP dhe Qeverisë së Shqipërisë. Projekti zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

Arlinda Budo