Programet rajonale të trajnimit për matjen dhe vlerësimin në nivel vendor

Përfaqësues të 55 bashkive trajnohen për zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative e Hartimin e Procedurave Standarte të Veprimit
August 13, 2018
Takimi Rajonal në Shkodër për forcimin e etikës dhe integritetit
March 8, 2019

Programet rajonale të trajnimit për matjen dhe vlerësimin në nivel vendor

U zhvillua në dt 27 Shkurt në Tiranë dhe Vlorë seria e programeve rajonale të trajnimit me përfaqësues të NJQV-ve, mbi sistemin e matjes dhe vlerësimit të konsultimit publik në nivel vendor. Përfaqësues të bashkive Libohovë, Fier, Ura Vajgurore, Tepelenë, Roskovec, Berat, Memaliaj, Patos, Himarë, Mallakastër, Selenicë, Tiranë, Cërrik, Gramsh, Skrapar, Kamëz, Maliq, Pogradec, Vorë, Durrës dhe Elbasan, vlerësuan e matën proçese konsultimi publik të kryera në bashkitë e tyre respektive, duke përdorur indikatorët e sistemit të hartuar përmes projektit STAR2, sistem i cili synon t’u vijë në ndihmë NJQV-ve në kryerjen dhe vlerësimin me efikasitet të proceseve të tilla

STAR2 – Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative – është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian, Suedia, Italia, Zvicra, USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë në mbështetje të konsolidimit të njësive vendore të Shqipërisë. Partneri zbatues i projektit është Ministria e Puneve te Brendeshme. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri.

Arlinda Budo