Pilotimi i Procesit të Hartimit të Planeve të Integritetit – Takimi Koordinues ne Bashkinë MAT

Projekti Star II: Më shumë Zyra Me një Ndalesë në shërbim të qytetarëve
April 15, 2019
Përfundon ngritja e grupeve të punës për pilotimin e planeve të integritetit në 6-të bashkitë pilote
May 27, 2019

Pilotimi i Procesit të Hartimit të Planeve të Integritetit – Takimi Koordinues ne Bashkinë MAT

Forcimi i Demokracisë vendore nëpërmjet përmirësimit të Pjesëmarrjes, Transparencës, Llogaridhënies dhe etikës dhe integritetit. Keta tri elemente janë të ndërlidhur dhe përbëjnë bazën e demokracisë vendore, ndaj projekti propozon një qasje të integruar për përmirësimin e etyre. Pas hartimit të planit të integritetit/antikorrupisonit me pjesëmarjen e aktorëve vendor, proces i cili tashmë ka përfunduar, plani do të pilotohet në 6 bashki, të cilat kanë shprehur interesin për tu bërë pjesë e procesit. Pilotimi i hartimit të planeve të integritetit në 6 bashki të Shqipërisë është një nga aktivitetet e Projektit Star 2, i cili ka për qëllim forcimin e mëtejshëm të luftës ndaj korrupsionit dhe promovimin e vlerave të qeverisjes së mirë, duke ndikuar kështu në rritjen e besueshmërisë së publikut në qeverisjen vendore

Bashkitë e përzgjedhura janë:

  1. Shkodra
  2. Gjirokastra
  3. Elbasan
  4. Patos
  5. Mallakaster dhe
  6. Mat

Bashkia Mat, si një nga gjashtë bashkitë vullnetare që do të pilotojë procesin e hartimit të planit vendor të integritetit bazuar në metodologjinë e rrezikut të korrupsioni, pati një takim koordinues  ne 9 Maj 2018,me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë dhe përfaqësues të nivelit të lartë drejtues të bashkisë, ku u prezantua dhe plani i detajuar i aktiviteteve.

Arlinda Budo