Pilotimi i Planeve Të Integritetit – Takimi në Bashkinë Mallakastër

Qytetarët e Divjakës tashmë përfitojnë shërbime publike të ofruara në Zyrën me Një Ndalesë
September 12, 2019
Ecuria e Sistemit Informatik të Zyrës me Një Ndalesë diskutohet ne Komitetin Drejtues
September 19, 2019

Pilotimi i Planeve Të Integritetit – Takimi në Bashkinë Mallakastër

Në Bashkinë Mallakastër  takimi i parë prezantues për pilotimin e planeve të integritetit u mbajt ne 17 Shtator 2019. U konfirmua grupi i punës me përfaqësues nga bashkia, të cilët do të mbulojnë shtatë fushat kryesore; manaxhimin financiar, burimet njerëzore, shërbimet publike, administrimi dhe menaxhimi i pronës, planifikim, administrim dhe zhvillim territori, kontroll, audit dhe mekanizma kundër korrupsionit, arkivim, ruajtje dhe administrimi i dokumentave dhe informacionit.
Gjithashtu, së bashku me ekspertët e IDM Albania u mbajt takimi me përfaqësuesit e Departmentit të Burimeve Njerëzore, dhe Koordinatorin e të Drejtës së Informimit për të identifikuar fushat me risk më të lartë, dhe për të përshtatur mekanizma kontrolli për të menaxhuar dhe për të ulur riskun e korrupsionit dhe sjelljeve jo etike.

Këto takime do të vijojnë me përfaqësuesit e fushave të tjera, deri në identifikimin e risqeve e mundshme në fushat e veprimtarisë së bashkisë dhe duke ndihmuar kështu në luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e integritetit.

Bashkia Mallakaster është një nga gjashtë bashkitë të cilat do të pilotojnë planet e integritetit, në kuadër të projektit STAR 2.

STAR2 – Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative – është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian European Union in Albania Qeveria e Suedisë Embassy of Sweden in Tirana Qeveria e Italise AICS Tirana, Qeveria e Zvicres Embassy of Switzerland in Albania #USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri UNDP Albania në bashkëpunim me Ministria e Brendshme

Arlinda Budo