Përfundon ngritja e grupeve të punës për pilotimin e planeve të integritetit në 6-të bashkitë pilote

Pilotimi i Procesit të Hartimit të Planeve të Integritetit – Takimi Koordinues ne Bashkinë MAT
May 9, 2019
Mbledhja e 6-të e Komitetit Drejtues të Projektit STAR2
June 7, 2019

Përfundon ngritja e grupeve të punës për pilotimin e planeve të integritetit në 6-të bashkitë pilote

Përfunduan takimet koordinuese dhe prezantimet e planit të aktiviteteve në kuadër të fillimit të procesit të pilotimit të planeve vendore të integritetit me 6-të bashkitë pilote.

Pjesëmarrja dhe angazhimi i nivelit të lartë drejtues dhe përfaqësues të bashkive Gjirokastër, Patos, Elbasan, Mat, Shkodër, Mallakastër në këto takime shënon  një fillim të mbarë drejt qasjes së promovimit të një kulture të vlerësimit të integritetit në nivel të qeverisjes vendore. Kjo qasje ka qëllim forcimin e rezistencës institucionale ndaj korrupsionit dhe promovimin e vlerave të mirëqeverisjes.  Forcimi i integriteti të zyrtarëve dhe institucioneve të qeverisjes vendore është shtylla e një shoqërie demokratike, por edhe një element kyc për sa i përket  besimit të qytetarëve te institucionet publike.

Tashmë, funksionimi i  një sistemi efektiv të menaxhimit të integritetit në nivel vendor  do të bëhet i mundur përmes asistencës për forcimin  e etikës dhe  integritetit  në  qeverisjen vendore, në kuadër të projektit STAR2 – Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative, një projekt i financuar nga Bashkimi Europian European Union in Albania Qeveria e Suedise Embassy of Sweden in Tirana, Qeveria e Italise AICS Tirana, Qeveria e Zvicres Embassy of Switzerland in Albania #USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri UNDP Albania në bashkëpunim me Ministria e Brendshme

 

 

Arlinda Budo