Përfaqësues të 55 bashkive trajnohen për zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative e Hartimin e Procedurave Standarte të Veprimit

Scan TV/ Eksperti i IDM intervistë për Instrumentat për Transparencë e Llogaridhënie efektive të qeverisjes vendore
July 18, 2018

Përfaqësues të 55 bashkive trajnohen për zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative e Hartimin e Procedurave Standarte të Veprimit

Projekti STAR2, (Konsolidim i Reformës Administrative Territoriale) mbështet  bashkitë e Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative dhe Hartimin e Procedurave Standarte të Veprimit.

STAR2, përmes Flag, Fondacionit për Qeverisje dhe Autonomi Vendore, ofroi përgjatë muajve korrik e gusht trajnime dy ditore, ku morën pjesë zyrtarë bashkiak të 55 bashkive.

Trajnimi ka synuar thellimin e njihurive mbi orientimin dhe bazat e zbatimit të PSV-ve në proceset e brendshme të bashkive; Trajnim mbi përdorimin, dizajnimin dhe zbatimin e Porcedurave Standarde të Veprimit; Formulimin e PSCV-ve të zgjedhura, identifikimin e

proceseve prioritare për t’u rregulluar nëpërmjet PSV-ve për kategori të ndryshme të bashkive.

Gjatë trajnimeve punonjësit e bashkive janë njohur  edhe me risitë e KPA nga shpejtësia e informimit tek veprimet administrative dhe mbrojtja ligjore. Trajnimet janë fokusurar  edhe tek ngritja e kapaciteteve në drejtim të respektimit të të drejtave të qytetarëve në procedimet më bashkitë; thellim i njohurive dhe aftësive në rritjen e pjesëmarrjes, transparencës, eficencës në dhënien e shërbimeve; përfshirja e parimeve të KPA në përpilimin e Procedurave Standarde të Veprimit.

Gjatë trajnimeve, përfaqësuesit e bashkive kanë punuar në grup dhe kanë prezantuar shembuj të zbatimit të Procedurave Standarde të Veprimit dhe Kodit të Procedurave Administrative.

STAR2, përmes Flag, do të zhvillojë dhe zbatojë PSV-të në 9 bashki, bazuar në orientimet dhe modelet e përgatitura nga STAR2.

Këto draft modele do të shpërndahen nëpër 51 bashkitë e tjera, dhe pas finalizimit të PSV-ve në të gjitha bashkitë, do të zhvillohet një kurrikulë mbi ndërtimin e kapaciteteve e cla më pastaj do t’u shpërndahet të 61 bashkive në mbarë vendit.

Rezultatet e këtyre aktiviteteve synojnë t’i ndihmojnë bashkitë e Shqipërisë në rrijen e eficencës në punën e tyre, të përmirësojnë dukshëm rrjedhën e punës dhe monitorimin e përformancës së stafit duke shkuar kështu drejt përmirësimit të performancës së përgjithshme në dhënien e shërbimeve sipas KPA-së.

STAR2 – Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative – është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian, Suedia, Italia, Zvicra, USAID, PNUD  dhe Qeveria e Shqipërisë në mbështetje të konsolidimit të njësive vendore të Shqipërisë. Partneri zbatues i projektit është Ministria e Puneve te Brendeshme. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri.