Modernizimi i qeverisjes vendore në 61 bashkitë e Shqipërisë – Zbatimi i Kodit të Procedurave Administrative dhe hartimi i Procedurave Standarde të Veprimit

Shërbime adminstrative më cilësore: Inagurohen dy zyra të reja me një ndalesë
April 3, 2019
Projekti Star II: Më shumë Zyra Me një Ndalesë në shërbim të qytetarëve
April 15, 2019

Modernizimi i qeverisjes vendore në 61 bashkitë e Shqipërisë – Zbatimi i Kodit të Procedurave Administrative dhe hartimi i Procedurave Standarde të Veprimit

U organizua sot në Tiranë takimi kombëtar mbi “Vlerësimin dhe zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative dhe përpilimin e Procedurave Standarde të Veprimit në qeverisjen vendore” ku u shkëmbyen gjetjet kryesore mbi vlerësimet dhe rekomandimet mbi Procedurat Standarde të Veprimit në qeverisjen vendore.

Takimi solli së bashku 180 punonjës të bashkive të Shqipërisë, përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Departamenti i Administratës Publike, Shkolla Shqiptare e Administrates Publike, Shoqata e Bashkive e Shqipërisë dhe Shoqata për Autonominë Vendore,  PNUD, dhe komuniteti i donatorëve të STAR 2.

Zbatimi i Reformës Administrative Territoriale, Strategjisë së Decentralizimit, dhe Ligjit për Qeverisjen Vet-Vendore, zgjeroi jo vetëm territorin dhe popullsinë e bashkive, funksionet e kompetencat e tyre, por shtoi edhe pritshmëritë e qytetarëve dhe kërkesat e tyre për shërbime më të mira, transparencë dhe përfshirje në vendimmarrje.

Për t’ju përgjigjur këtyre sfidave, 61 bashkitë u përballën me nevojën për të forcuar kapacitetet e tyre institucionale, duke u bazuar në procedura ligjorepër një administratë profesioniste.

Me këtë qëllim gjatë periudhës dhjetor 2017 deri në prill 2019, Projekti STAR2 mbështeti të gjitha bashkitë për të rritur njohuritë e tyre për zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative, duke kryer vlerësimin e situatës përmes diskutimeve me 158 punonjës të bashkive, dhe me tej ngritjen e kapaciteteve për 195 punonjës të trajnuar nga 61 bashki.  Në vijim, me punonjësit e 9 bashkive, Berat, Kucovë, Skrapar, Shkodër, Lezhë, Fushë-Arrëz, Elbasan, Gramsh dhe Krujë u punua për zhvillimin e 180 Procedurave Standarde të Veprimit për buxhetin lokal, prokurimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore dhe treguesve perkates te monitorimit.

Fale kësaj asistence punonjesit e bashkive qe u angazhuan në procesin e hartimit të Procedurave Standarde të Veprimit jane te afte  te transmetojne njohuritë dhe praktikën e tyre te kolegët e bashkive të tjera, sic u demonstrua gjate ketij takimi. Ky element krijon premisa për qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e asistencës në të ardhmen.

Forcimi i njohurive dhe aftësive të administratës vendore për zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative dhe avancimi i mëtejshëm me hartimin e Procedurave Standarde të Veprimit për funksionet e qeverisjes vendore është një hap përpara drejt operacionalizimit të proceseve të punës që ndihmon kryetarët e bashkive për të përmirësuar më tej menaxhimin dhe rritjen e performancës së bashkive.

Projekti STAR 2 po punon për të forcuar kapacitetet institucionale dhe administrative të 61 bashkive të Shqipërisë; rritjen e efikasitetit të tyre në ofrimin e shërbimeve vendore dhe rritjen e demokracisë vendore.

STAR 2 mbështetet nga shumë partnerë ndërkombëtarë të zhvillimit përmes një mekanizmi të përbashkët financimi, ku përfshihen: Bashkimi Evropian, Qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

Arlinda Budo