Mblidhet Komiteti Drejtues për implementimin e Sistemit Informatik të Zyrës me Një Ndalesë

Mbledhja e 6-të e Komitetit Drejtues të Projektit STAR2
June 7, 2019
Aplikacioni për hartëzimin e asistencës në fushën e decentralizimit
July 15, 2019

Mblidhet Komiteti Drejtues për implementimin e Sistemit Informatik të Zyrës me Një Ndalesë

Sistemi Informatik i Zyrës me një Ndalesë, është një nga aktivitetet kryesore të projektit STAR2- Konsolidimi i Reformës Administrative dhe Territoriale. Projekti synon që deri në përfundimin e tij, në Shqipëri të jenë 49 zyra me sistem informatik funksional, të cilat do të ndihmojnë qytetarët të marrin shërbimet e kërkuara duke evituar rradhat e gjata, distancat dhe burokracitë. Kjo është një iniciativë shumë sfiduese dhe për arritjen e objektivave të saj i gjithë stafi është angazhuar maksimalisht. Komiteti drejtues për implementimin e Sistemit Informatik të Zyrës me Një Ndalesë mblidhet një herë në muaj për të diskutuar arritjet dhe për të përcaktuar planin e veprimit, për të nxitur procesin dhe për të gjetur zgjidhje për sfidat e hasura gjatë tij. Më poshtë, disa foto nga takimi i 19-të i Komitetit Drejtues, i mbajtur sot në 24 Qershor 2019.

STAR2 – Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative – është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian European Union in Albania Qeveria e Suedisë Embassy of Sweden in Tirana Qeveria e Italise AICS Tirana, Qeveria e Zvicres Embassy of Switzerland in Albania #USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri UNDP Albania në bashkëpunim me Ministria e Brendshme