Mblidhet Komiteti Drejtues i Projektit STAR2

Bashkitë në Shqipëri rrisin efikasitetin në mbledhjen e të ardhurave vendore me ndihmën e projektit STAR2
October 29, 2019

Mblidhet Komiteti Drejtues i Projektit STAR2

Komiteti Drejtues i Projektit STAR2 u mblodh në takimin e tij 7-të në datë 4 Nëntor 2019.
Mbledhja u drejtua nga Znj. Limya Eltayeb, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP Shqipëri dhe nga Z.Bekim Murati Drejtor i Përgjithshëm i Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit u prezantuan me progresin dhe ecurinë e projektit STAR2 për periudhën raportuese, u diskutuan çështjet dhe sfidat e hasura, si dhe planet e veprimit për arritjen e objektivave.
Komiteti Drejtues u njoh me statusin e aktiviteteve, shumica e te cilave, duke patur parasysh dhe periudhën për të cilën raportohet, janë të përfunduara ose ne përfundim.

Puna e bërë gjatë përiudhes së lënë pas u vlerësua pozitivisht, dhe u sugjerua të ketë intensifikim të aktiviteteve në vazhdimësi të projektit.

STAR2 – Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative – është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian European Union in Albania Qeveria e Suedisë Embassy of Sweden in Tirana Qeveria e Italise AICS Tirana, Qeveria e Zvicres Embassy of Switzerland in Albania i#USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri UNDP Albania në bashkëpunim me Ministria e Brendshme