Lezhë, mbyllen sesionet informuese për menaxhimin e aseteve

Vlorë, sesion informues mbi procesin e menaxhimit të aseteve nga bashkitë
July 3, 2018
Bashkitë Bulqizë, Klos dhe Dibër dixhitalizojnë dhe publikojnë on line vendimet e Këshillit Bashkiak
July 3, 2018

Lezhë, mbyllen sesionet informuese për menaxhimin e aseteve

Projekti STAR2, mbështet 61 bashkitë e vendit në forcimin e kapaciteteve njerëzore në fushën e menaxhimit financiar.
 
Përmes mbështetjes së projektit u organizua në 3 korrik sesioni i gjashtë dhe i fundit informues mbi procesin e menaxhimit të aseteve. Takimi u mbajt në Lezhë me përfaqësues nga bashkitë Vau i Dejës, Lezhë, Shkodër, Laç, Koplik, Kurbin, Malësi e Madhe. Pyetje dhe diskutime pati mbi procesin e inventarizimit dhe rregjistrimit të pronave të bashkive.
STAR2- Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative – është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian, Suedia, Italia, Zvicra, USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë në mbështetje të konsolidimit të njësive vendore të Shqipërisë. Partneri zbatues i projektit është Ministria e Puneve te Brendeshme. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri.