Bashkitë Delvinë, Sarandë, Himarë, Konispol dhe Finiq publikojnë on line vendimet e Këshillit Bashkiak

Gazeta Mapo/ Prezantohen instrumentet për transparencë dhe llogaridhënie efektive
July 12, 2018
STAR2 mbështet 61 bashkitë e Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative
July 12, 2018

Bashkitë Delvinë, Sarandë, Himarë, Konispol dhe Finiq publikojnë on line vendimet e Këshillit Bashkiak

5 bashki të reja i janë shtuar  listës së bashkive që po mbështeten nga projekti STAR2, Konsolidim i Reformës Administrative Territoriale, për katalogimin, dixhitalizimin dhe publikimin online të Vendimeve të Këshillave Bashkiakë.

Janë bashkitë Delvinë, Sarandë, Himarë, Konispol dhe Finiq që tashmë kanë dixhitalizuar dhe publikuar online vendimet e Këshillave të tyre Bashkiakë që mund të gjenden lehtësisht duke klikuar në link e mëposhtëm:

http://www.vendime.al/?s=delvine

http://www.vendime.al/?s=sarande

http://www.vendime.al/?s=himare

http://www.vendime.al/?s=konispol

http://www.vendime.al/?s=finiq

 

Përmes konktraktorit INFOCIP, deri më tani është bërë e mundur dixhitalizimi dhe publikimi on line i vendimeve të Këshillave Bashkiakë, Kavajë, Divjakë, Pogradec, Pustec, Maliq, Këlcyrë, Kukës, Krujë, Laç, Mirditë, Peqin, Poliçan e Rrogozhinë, Kolonjë, Patos, Mallakastër, Malësi e Madhe dhe Memaliaj, Bulqizë, Klos dhe Dibër, që i gjeni në vendime.al.
STAR2 – Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative – është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian, Suedia, Italia, Zvicra, USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë në mbështetje të konsolidimit të njësive vendore të Shqipërisë. Partneri zbatues i projektit është Ministria e Puneve te Brendeshme. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri.
Lexo më shumë mbi mbështetjen e STAR2 për dizhitalizimin e vendimeve të Këshillave Bashkiakë duke klikuar në: https://reformaterritoriale.qeverisjavendore.gov.al/

 

Bashkia Himare

Bashkia Himare

Bashkia Delvine

Bashkia Delvine

Bashkia Finiq

Bashkia Finiq

Bashkia Sarande

Bashkia Konispol

Bashkia Konispol