Aplikacioni për hartëzimin e asistencës në fushën e decentralizimit

Mblidhet Komiteti Drejtues për implementimin e Sistemit Informatik të Zyrës me Një Ndalesë
June 25, 2019

Aplikacioni për hartëzimin e asistencës në fushën e decentralizimit

Në kuadër të mbështetjes së drejtpërdrejtë të Ministrisë së Brendshme dhe AMVV-së, projekti STAR2 realizoi me burimet e tij aplikacion për hartëzimin e asistencës në fushën e decentralizimit dhe qeverisjes vendore. Aplikacioni mbështetet mbi një informacion gjithëpërfshirës të strukturuar sipas donatorëve, projekteve, aktiviteteve të projekteve në nivel bashkie duke siguruar një tablo të qartë jo vetëm të kontributit tërësor të donatorëve por dhe të përfitimit të secilës prej bashkive në Shqipëri.

Secili projekt dhe aktivitet specifik lidhet dhe me objektivat e strategjisë ndërsektoriale të decentralizimit duke i siguruar vendimmarrsit tablonë e detajuar mbi kontributin që asistenca e donatorëve ka në përmbushjen e këtyre objektivave.

Aplikacioni përfshin gjithashtu një paraqitje grafike të afateve kohore të zbatimit të projekteve duke i dhënë kështu mundësinë AMMV-së dhe Ministrisë së Brendshme të marrin masa në kohën e duhur për programimin e angazhimit të mëtejshëm të asistencës.

Aplikacioni në fjalë i shërben gjithashtu koordinimit dhe bashkërendimit ndërmjet donatorëve dhe identifikimit të prioriteteve për fokusin e ardhshëm të asistencës së tyre në këtë drejtim.

Aktualisht harta përmban kontributin e siguruar nga 9 projekte mbështetur nga një numër total prej 11 donatorësh. Për plotësimin e hartës mbetet thelbësore dhënia e informacionit nga të gjithë donatorët që mbështesin projekte apo aktivitete që lidhen me decentralizimin dhe qeverisjen vendore përfshirë këtu dhe aktivitete të drejtpërdrejta me bashki specifike. HArta është lehtësisht e aksesueshme në: https://amvv.qeverisjavendore.gov.al/harta-2/

STAR2 – Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative – është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian European Union in Albania Qeveria e Suedisë Embassy of Sweden in Tirana Qeveria e Italise AICS Tirana, Qeveria e Zvicres Embassy of Switzerland in Albania #USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri UNDP Albania në bashkëpunim me Ministria e Brendshme