Ecuria e Sistemit Informatik të Zyrës me Një Ndalesë diskutohet ne Komitetin Drejtues

Pilotimi i Planeve Të Integritetit – Takimi në Bashkinë Mallakastër
September 17, 2019
Njoftim për Tender: “Thirrje për Propozim për vlerësimin e qeverisjes vendore në 61 Bashki”
October 22, 2019

Ecuria e Sistemit Informatik të Zyrës me Një Ndalesë diskutohet ne Komitetin Drejtues

Takimi i 22-të i Komitetit Drejtues për implementimin e Sistemit Informatik të Zyrës me Një Ndalesë u mbajt ne zyrat e Projektit STAR2. Në takim u diskutua ecuria e implementinit të sistemit Informatik, problemet a hasura gjatë periudhës raportuese, si dhe planet për të nxitur tejkalimin e sfidave te hasura.

Sistemi Informatik i Zyrës me një Ndalesë, është një nga aktivitetet kryesore të projektit STAR2- Konsolidimi i Reformës Administrative dhe Territoriale. Projekti synon që deri në përfundimin e tij, në Shqipëri të jenë 49 zyra me sistem informatik funksional, të cilat do të ndihmojnë qytetarët të marrin shërbime cilësore duke përmirësuar kështu qasjen në shërbime publike cilësore si për qytarët ashtu edhe për bizneset.

STAR2 – Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative – është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian European Union in Albania Qeveria e Suedisë Embassy of Sweden in Tirana Qeveria e Italise AICS Tirana, Qeveria e Zvicres Embassy of Switzerland in Albania #USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqiperi UNDP Albanianë bashkëpunim me Ministria e Brendshme

Arlinda Budo